Muhamedi kopjon Biblën
Muhamedi kopjon Biblën
Tabela e përmbajtjes:
Besoj që çdo musliman e din, se islami është shpallur 600 vjet mas Krishterimit. Në këtë postim, dua që të ju tregoj disa shembulla, ku muhamedi e ka kompjuar Biblën. Muslimanët pretendojn se Bibla e shenjtë është korruptuar, edhe pse në kuran nuk thohet askund, që Bibla është korruptuar, përveqse që allahu e ka zbrit Ungjillin dhe Tavratin. Në Hadith bëhet fjala për korruptimin e Tevratit, një çifutë i cili e ka lexuar Tevratin, e ka mshef një tekst me gishtin e tij, por kjo nuk ka gjë të bëj me korruptimin e Biblës.
Copy&Paste nga muhamedi
Kurani 7:40 vs Mateu 19:23-24
Kurani: Ata të cilët përgënjeshtrojnë argumentet tona dhe ndaj tyre sillen me arrogancë, nuk u hapen dyert e qiellit dhe nuk do të hyjnë në xhennet deri sa të përshkohet deveja nëpër birë të gjilpërës. Ja, ashtu ne i shpërbljemë mëkatarët.
Bibla: 23 Atëherë Jezusi u tha dishepujve të vet: ”Në të vërtetë ju them se një i pasur me vështirësi do të hyjë në mbretërinë e qiejve. 24 Dhe po jua përsëris: Është më lehtë të kalojë deveja nga vrima e gjilpërës, se sa i pasuri të hyjë në mbretërinë e Perëndisë”.
Kurani 57:3 vs Zbulesa 22:13
Kurani: Ai është i pari dhe i fundit. I dukshmi dhe i padukshmi. Ai është i gjithëdijshëm për çdo send!
Bibla: 13 Unë jam Alfa dhe Omega, fillimi dhe mbarimi, i pari dhe i fundit.”
Koment: Në Zbulimin flet Zoti Jezu Krishti, dmth Zoti Jezusi thotë për veti, që ai është i pari dhe i fundi – Zot. Ju muslimanët pyetni, ku thotë Jezusi “Unë jam Zot”! Nëse nuk besoni, që Zbulesa flet për Jezusin, ju lutem lexoni Zbulesën nga fillimi, dhe do ta kuptoni qart, për kënd bëhet fjala.
Kurani 24:35 vs Gjoni 8:12
Kurani: All-llahu është dritë (ndiçues, udhëzues) i qiejve e i tokës. Shembulli i dritës së Tij i gjason kandilit të vendosur në një zgavër të errët. Kandili gjendet brenda një qelqi si të ishte yll flakërus e që ndizet prej (vajit të) një druri të bekuar, prej ullirit që nuk mund të quhet as i lidjes e as i perëndimit, e vaji i tij ndriçon pothuajsse edhe pa e prekur zjarri. Dritë mbi dritë. All-llahu udhëzon kah drita e Vet atë që do Ai. All-llahu sjell shembuj për njerëzit. All-llahu çdo gjë di shumë mirë.
Bibla: 12 Dhe Jezusi u foli atyre përsëri duke thënë: ”Unë jam drita e botës; kush më ndjek nuk do të ecë në errësirë, por do të ketë dritën e jetës”
Koment: Ju muslimanët pyetni, ku thotë Jezusi “Unë jam Zot”! Allahu thotë, se ai është dritë, Zoti Jezusi thotë se ai është dritë.
Si e shiheni edhe vetë, këto jan kopjime nga muhamedi. Ka edhe shum kopjime tjera, të cilat do ti përpunoj me kohë dhe do ti postoj këtu. Çka thoni ju?
